Duka shpreh ngushëllimet për futbollistin që humbi jetën në Durrës

July 14, 2022
1 minut lexim

Futbollisti i Akademisë Shqiponja 2017, Anri Kashiku ka humbur jetën gjatë orëve të mesditës në Durrës, në tentativën për t’i shpëtuar jetën të vëllait dhe shokut të tij.

18-vjeçari pa të vëllanë dhe shokun e tij që po rrezikoheshin nga dallgët dhe u fut menjëherë, duke i shtyrë ata për në breg, por për fatin e tij të keq, nuk ia doli të kthehej vetë.

Për rastin ka reaguar edhe kreu i FSHF-së, Armand Duka, që ka shprehur ngushëllimet në rrjetet sociale dhe e ka quajtur Kashikun një hero, pasi sakrifikoi jetën e tij, për të shpëtuar dy fëmijë, njëri prej të cilëve i vëllai.

I tronditur nga lajmi tragjik i ndarjes së papritur nga jeta i Anri Kashikut, djaloshit 18-vjeçar nga Durrësi. Nuk ka fjalë për të përshkruar këtë ngjarje të rëndë.

Përveçse një hero, Anri, i cili shpëtoi nga mbytja në det dy fëmijë para se mposhtej pabesisht nga dallgët e detit, ishte dhe një futbollist i perspektivës me Akademinë Shqiponja 2017.

Dua t’i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij, të afërmve, shokëve e drejtuesve të skuadrës në këtë moment të vështira. Lamtumirë Anri!

Kujtimi dhe sakrifica juaj do të mbeten të paharruar nga të gjithë e veçanërisht nga komuniteti i futbollit. U prehtë në paqe!”, ka shkruar Duka.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Protestat para Kuvendit, arrestohen 5 persona

Story i radhës

Rama del i sheh korrje – shirjet, por nuk i hipën kombanjës

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë