Numri një i Federatës Shqiptare të Futbollit u ka dedikuar gazetarëve sportivë një urim me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë.
“Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë dua t’ju spreh urimet më të përzemërta dhe t’ju falenderoj për punën tuaj të përkushtuar në raportimin e ngjarjeve brenda komunitetit tonë.
Roli juaj ka qenë i rëndësishëm në informimin dhe edukimin e publikut për zhvillimet brenda nesh.
Përmes punëa suaj, ju sollët emocionet dhe ngjarjet e komunitetit tonë në shtëpitë e mijëra tifozëve brenda dhe jashtë vendit. Ju u kthyet në zërin dhe sytë e tyre duke u përfshirë në momentet tona më të rëndësishme, e sidomos në prezantimin e Kombëtares sonë në Euro 2024.
Ndaj, në emrin tim personal e në emër të FSHF-së ju vlerësoj dhe mbështes përkushtimin dhe kontributin tuaj për gazetarinë sportive në vend.
Gëzuar Ditën Nderkombëtare të Gazetarëve Sportive. Le të vazhdojme të promovojme dhe zhvillojme se bashku sportin e bukur të futbollit në vendin tone!”, ishte mesazhi i Armand Dukës.
Burimi: botasot.info