Duka: Dy finale të vërteta për të regjistruar një arritje historike

August 17, 2023
1 minut lexim

Suksesi historik i Partizanit, me kualifikimin në fazën “Play-Off” të Ligës së Konferencës, është përshëndetur edhe nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, kreu i futbollit shqiptar, uroi “demat e kuq” për kualifikimin.  

Sipas Dukës, kampionëve të Superiores, tani i duhet edhe një sforco e fundit, dy finale të vërteta për të regjistruar një tjetër arritje historike, kalimin në fazën e grupeve të këtij kompeticioni. 

“Urimet më të mira Partizanit për kualifikimin në fazën play-off të UEFA Conference League! 

Tani duhet edhe një sforco e fundit, dy finale të vërteta për të regjistruar një arritje historike, kalimin në fazën e grupeve të këtij kompeticioni. 

Një objektiv plotësisht i mundshëm, por që kërkon përqendrim e impenjim maksimal si edhe sakrificë nga të gjithë lojtarët e stafi”, ka shkruar Duka.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Humbi rreth 180 mijë ndjekës në Instagram, Doja Cat: Kjo më bën të lidhem më shumë me njerëzit që më duan për atë që jam

Story i radhës

Bekim Sali shpalos dokumentin, thotë se Fatmir Mexhiti megjithatë e ka paguar BRAKON për spitalet modulare (Dokument)

Të fundit nga

Horoskopi i datës 31 maj 2025

Dashi Gjatë kësaj dite do përjetoni emocione kontradiktore dhe shpesh nuk do dini as se si të veproni. Ju të dashuruarit nuk do bëni aspak lëshime dhe do doni që partneri të
sqmken
ShkoLartë