Ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler, bëri një deklaratë në lidhje me kërcënimin e mundshëm të Izraelit ndaj Turqisë dhe paralajmërimin e Presidentit Erdogan për ‘Frontin e Brendshëm’.
Ministri tha se Izraeli mund të përbëjë një kërcënim të drejtpërdrejtë për Turqinë.
Ministri i Mbrojtjes nënvizoi prioritetin e Turqisë për të ruajtur paqen në vend.
Sakaq ai tha se Turqia është gjithmonë në gatishmëri për çdo lloj kërcënimi, teksa shtoi se forcat e sigurisë së vendit po bëjnë plane të detajuara për çdo kërcënim të mundshëm.
Lidhur me rrezikun e një lufte të tretë botërore, ministri Güler tha: “Ajo mund të shpërthejë në çdo kohë. Por sigurisht, ne nuk duam të shpërthejë. Por ne gjithmonë duhet të jemi gati për çdo gjë. Sepse ne jemi përgjegjës për sigurinë e Republikës së Turqisë dhe të kombit të saj. Do të përdorim çdo mundësi dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi”, tha ministri turk në një intervistë për mediat vendase.
Burimi: botasot.info