Deputeti i VV-së, Enver Dugolli, thotë se Qeveria “Kurti” e ka mbështetur Ushtrinë e Kosovës, jo me fjalë, por me vepra.
‘’Kemi thënë që jemi për ta mbështetur këtë projekt, por jo me fjalë, sepse Ushtria nënkupton përveç krenarisë e nevojës edhe buxhet sepse pa të i bie që kemi ushtri në letër. Vitet e para kanë qenë vendnumërim që kur ndodhi votimi për forcën e sigurisë sepse nuk ka pasur investime e as rritje të buxhetit. Plani për tranzicionin gjithëpërfshirës 10 vjeçar ka paraparë që çdo vit ti shtohet buxhetit bazë nga 5 milionë euro, por jo nuk ka ndodh me qeveritë e kaluara sepse ka pasur stagnim’’, thotë ai.
Dugolli, potencon se me ardhjen e VV-së në pushtet ka ndryshuar qasja e pushtetit në raport me Ushtirnë.
‘’Me Qeverinë Hoti ka pas reduktim të buxhetit. Jo që nuk janë nga 5 milionë për buxhetin bazë, por është paraparë që t’i hiqen 7 milionë euro me kornizen afatmesme të shpenzimeve. Me ardhjen në pushtet të VV kjo qasje ka ndërruar përfundimisht, kemi rritje enorme e drastike të buxhetit për FSK qysh në vitin e parë të mandatit qeverisë edhe për kundër asaj që kishim trashëguar një buxhet për 67 milionë euro të paraparë se ishte votuar në mandatit e Hotit, kemi rritë buxhetin për afër 30 milionë euro’’, shprehet ai.
Deputeti i VV-së, potencon se kanë dëshmuar se për FSK-në mendojnë me fjalë dhe vepra duke ia rritur buxhetin.
‘’Vit pas viti kemi dëshmuar që ne mendojmë që FSK s’ka nevojë për fjalë e mburrje por mbështetje buxhetore. E kemi përshpejtuar planin tranzitorë gjithëpërfshirës, jemi shumë lartë të renditjes së kapacitetit, aftësisë e gatishmërisë e FSK, ky buxhet do të rritët edhe në vazhdimësi’’, tha ai.
Burimi: botasot.info