dueli me serbine dy lojtaret te kombetares futen ne histori 68eb3ef745166

Dueli me Serbinë, dy lojtarët të Kombëtares futen në histori

October 12, 2025
1 minut lexim

Rei Manaj ka hyrë në histori te Shqipëria, si autori i golit të parë të shënuar ndaj Serbisë, në të gjitha përballjet mes dy skuadrave pas ndarjes së ish-Jugosllavisë.

Ky ishte gjithashtu goli i 11-të i Manajt me fanellën kuqezi, duke barazuar rekordin e Altin Rrakllit dhe Hamdi Salihit. Përpara tij, në renditjen e golashënuesve më të mirë në historinë e Shqipërisë, janë Bogdani me 18 gola, Bushi me 14, Cikalleshi e Skela me 13 dhe Sadiku me 12.

Në ndeshjen ndaj Serbisë, Elseid Hysaj regjistroi paraqitjen e tij të 93-të me përfaqësuesen kuqezi, duke barazuar rekordin e Lorik Canës si lojtari me më shumë prezenca në historinë e Kombëtares.

Mbrojtësi 31-vjeçar i Lacios ka qenë një titullar i pandryshueshëm, pasi në karrierën e tij ka nisur vetëm 10 ndeshje si zëvendësues dhe është larguar nga fusha në vetëm 9 raste.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

haracine terhiqet kandidati i pavarur fekri bilalli do te mbeshtes daut beqirin 68eafd36434ed
Lajmi i mëparshëm

Haraçinë, tërhiqet kandidati i pavarur Fekri Bilalli: Do të mbështes Daut Beqirin

simboli i shqiponjes se gjergj kastriotit vula e identitetit tone kombetar europian 68eb3f0229903
Lajmi i radhës

Simboli i Shqiponjës së Gjergj Kastriotit – vula e identitetit tonë kombëtar europian

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë