Deputetja e CDU-së, Duda Balje është njëra ndër deputetet e Kuvendit të Kosovës, që përkujdeset që çdo festë të flamurit ta festojë në mënyrë të veçantë. Madje, Balje sjell edhe sesione me fotografi të ndryshme me veshje kombëtare shqiptare. Përveç që ka uruar festën e 28 Nëntorit, ajo ka dhënë detaje nga realizimet e veshjeve tradicionale dhe si ndjesitë që ia japin ato.
Kryetarja e SDU-së, Duda Balje, e cila ka 14 vite që është pjesë e Kuvendit të Kosovës çdo festë të flamurit sjell sesione me fotografi të ndryshme e veshur me veshje kombëtare shqiptare.
Balje për Insajderi ka treguar se ku inspirohet për të sjellë fotografi të tilla.“Çdo herë me simbolikë artistike e mundohem të jem pjesë e festave, mundohem që kreativiteti i kreatorëve e fotografëve dhe idetë e mia të jenë pjesë e gëzimit të festave” – tha Balje.Deputetja e Kosovës, e cila është me origjinë boshnjake, tutje shton se ndihet shumë krenare kur i vesh veshjet kombëtare shqiptare.
Sipas saj me veshjet kombëtare gërsheton traditën, të bukurën e kulturën.
“Kur vesh veshjet kombëtare kam ndjenjën se gërshetoj traditën, të bukuren, kulturën e pasur që kanë trevat tona“- nënvizoi Balje.“Data 28 Nëntor është dita e flamurit të vendit tim dhe sot unë festoj së bashku me njerëzit që punoj e jetoj, me miqtë e kolegët shqiptarë festën e tyre” – shton ajo.
“Ju uroj të gjithëve fat dhe që çdo vit ta festoni këtë ditë më të fortë, me më shumë forcë për bashkim, një prag më të madh tolerance dhe forcë më të madhe në luftën për suksese të reja” – përfundoi ajo.
Ndryshe, nesër shënohet dita e 28 Nëntorit, ditë kjo e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë nga perandoria otomane turke.
Duda Balje