“Dua të rifilloj një histori dashurie”/ Monika Lubonja flet për jetën e saj private dhe shpreh ambicen për t’u bërë drejtoreshë e Teatrit

min lexim

Gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e “Big Brother Vip”, Monika Lubonja ka rrëfyer shumë detaje nga jeta e saj personale dhe profesionale.

Gjatë bisedave të saj me banorët, aktorja ka folur rreth divorcit dhe tradhtisë nga ana e bashkëshortit të saj. Megjithatë pas gjithë këtyre, ajo e ka thënë shpesh se ka vazhduar jetën e saj duke krijuar edhe njohje me njerëz të tjerë. Së fundmi Monika tregoi në një tinervistë rreth njohjeve të saj dhe arsyes pse ka vendosur t’i mbajë kaq sekret.

“Kur kam dalë kam lexuar lajme të tmerrshme sepse harrojnë që jeta ime nuk ishte vetëm një martesë. Mbaroi ajo me respekt në maksimim nga të dyja palët, dhe unë kisha të drejtë të kisha një njohje tjetër. Jeta ime vazhdoi sepse unë jam divorcuar në moshën 27 vjeç, dhe s’mund të mbyllja dyert e zemrës. Unë kam pasur ato dashuritë e mia por i kam mbajtur pak sepse gjërat e mia personale nuk kam dashur t’i bëj kurrë publike sepse janë vetëm të Monikës.”– tha ajo në “Natë me Aulonën”

E pyetur nëse ka një njeri në jetën e saj, Monika tha:

“Nuk kam, kam kohë që nuk kam dikë në krah, ndoshta kjo po më penalzion, sepse nuk po e lë dot veten të lirë. Le të kem atë guximin që të rifilloj edhe një histori tjetër dashuri, ndoshta nuk ka ardhur (ai), prandaj unë i bëj thirrje.”

Ndër të tjera gjatë intervistës aktorja shprehu gjithashtu dëshirën që të bëhet drejtuese e Teatrit Kombëtar.

“Po të më bënin drejtoreshë të Teatrit Kombëtar do të bëja shumë risi, do të sillja shumë gjëra të reja. Do dal para Kryeministrisë ta manifestoj. Më jep mundësinë për një vit dhe të shikojmë, rrugës po mendoja çfarë mund të bëj unë një gjë plus.”- shprehu aktorja.

Kujtojmë këtu që Monika Lubonja para disa vitesh ka qenë drejtoreshë e Qendrës Kombëtare Kulturore të Fëmijëve dhe Teatrit të Kukullave.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mike Pence vjen të enjten në Tiranë

Story i radhës

U aludua se është në një romancë me Mozzik, reagon Kiara Tito: Doja t’ju thoja që…

Të fundit nga