“Dua të plotësohen garancitë që janë dhënë”, Vuçiç: Prishtina po ndërton baza speciale

December 30, 2022
min lexim

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mbajtur sot konferencën e fundvitit, ku pas përfundimit të saj ka njoftuar se do të vizitojë manastirin e Hilandarit. Ai tha se për shkak të krizës aktuale nuk ka mundur ta mbajë konferencën për media më herët.

“Diku para Krishtlindjeve, para nisjes për në Hilandar, më 4 ose 5, do të mbaj një konferencë vjetore për mediat. Nuk mund të bëja asgjë tjetër në këtë mes të krizës, derisa të zgjidhim ose të paktën të shtyjmë problemet, jam thyer, sikur të më kishte goditur një tank. Nuk kisha forcë të mjaftueshme’, tha Vuçiç në Presidencën e Serbisë ku priti Nikolla Nedeljkoviçin, i cili u arrestua në Gazimestan dhe tani u lirua pas gjashtë muajsh të kaluar në burg në Prishtinë.

I pyetur se çfarë pret në vitin e ardhshëm, Vuçiç u përgjigj duke vënë theksin te garancia që i ka dhënë SHBA-ja dhe BE-ja për të mos ndjekur penalisht personat që vendosën barrikadat, ndërsa akuzoi edhe Kosovën se po ndërton baza speciale për të kërcënuar popullin serb.

“Për mua para së gjithash është e rëndësishme që të plotësohen gjërat nga garancitë që janë dhënë. Prishtina po ndërton baza speciale që të mund të kërcënojë popullin serb, kërkoj nga ata që të sillen në përputhje me atë që është marrë vesh”, tha Vuçiç.

Siç tha ai, mëngjesin e sotëm ka telefonuar përfaqësuesit evropianë, të cilët i ka kërkuar të kenë kujdes.

“Situata është shumë më e vështirë se sa mendojnë, populli serb është i vendosur të mos lejojë terrorin, kam frikë nga papërgjegjshmëria e përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe e Prishtinës”, tha Vuçiq.

Ai tha gjithashtu se për serbët nuk ka asgjë të keqe në deklaratat e BE-së dhe SHBA-së, si dhe në deklaratat e KFOR-it dhe NATO-s.

“Në letrën e NATO-s, për herë të parë kemi se nuk ka ardhje të asaj që Prishtina i quan forcat e saj të sigurisë në veri të Kosovës dhe Metohisë pa pëlqimin e NATO-s, serbëve vendas dhe Serbisë, nuk e kemi pasur kurrë më parë”, theksoi presidenti i Serbisë.

Kreu i qeverisë serbe theksoi në fund të fjalimit të tij tha se do të vizitojë manastirin e Hilandarit në Krishtlindje dhe se konferencën vjetore për shtyp do ta mbajë më 4 ose 5 janar.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sali Berisha: 2022 do skalitet si viti i opozitës, ia doli t’i japë tonin të gjithë jetës politike të vendit

Story i radhës

Holanda këshillon qytetarët e vet të mos udhëtojnë në veri të Kosovës: Përgatituni mirë!

Të fundit nga

ShkoLartë