dua lipa uron motren per ditelindjen e 21 te 627fac247e290

Dua Lipa uron motrën për ditëlindjen e 21-të

May 14, 2022
1 minut lexim

Ditën e sotme (e shtunë) feston ditëlindjen motra e Dua Lipës, modelja Rina Lipa.

Kjo e fundit kremton përvjetorin e 21-të të lindjes, ndërkohë që nuk kanë munguar urimet e veçanta nga miqtë e familjarët.

Një të tillë ia ka bërë edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, e cila në një postim ka përzgjedhur disa imazhe të tyre të përbashkëta.

“Urime ditëlindjen për dritën e jetës time, motrën time Rina Lipa. Të dua të dua të dua 21”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë përkrah fotografive.

Image

Dua Lipa dhe motra e saj

Në hapësirën për komente kanë vërshuar urimet për Rinën, e cila prej disa vitesh është bërë pjesë e tregut ndërkombëtar me paraqitjen nëpër pasarela të ndryshme.

Rina gjithashtu në vitin që lamë pas u raportua se është bërë imazh i fushatës reklamuese të pijes “Coca-Cola”.

Image

Dua Lipa dhe motra e saj

E njëjta në vitin 2019 duhet theksuar se iu bashkua kompanisë së modës “Nasty Gal”.

Përveç Rinës, Dua ka edhe një vëlla më të vogël të quajtur Gjin.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

me mua nuk keni shanse kampionia olimpike ukrainase paralajmeron trupat ruse 627fac1edcbb2
Story i mëparshëm

“Me mua nuk keni shanse”, kampionia olimpike ukrainase paralajmëron trupat ruse

letra drejtuar eroll salihut 627fac4f006f6
Story i radhës

Letra drejtuar Eroll Salihut

Të fundit nga

Serë kanabisi në Thumanë, arrestohet 28 vjeçari

Në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Koordinata”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, gjatë kontrollit të territorit, nga toka dhe nga ajri, duke përdorur dronë, kanë konstatuar në fshatin Thumanë, një
ShkoLartë