dua lipa udheton me stil por canta chanel merr gjithe vemendjen 6a7f0260da315

Dua Lipa udhëton me stil, por çanta Chanel merr gjithë vëmendjen

August 14, 2026
1 minut lexim

Dua Lipa dëshmoi edhe një herë se për të nuk ka ditë pushimi kur bëhet fjalë për modën e lartë, teksa u fotografua duke u larguar nga aeroporti JFK i Nju Jorkut të enjten.

Këngëtarja 30-vjeçare zgjodhi një look elegant dhe të frymëzuar nga Riviera, me një pulovër me vija dhe zinxhir në pjesën e sipërme, të kombinuar me xhinse. Megjithatë, ishin aksesorët ata që morën gjithë vëmendjen.

Dua tërhoqi vëmendjen me një çantë të madhe Chanel me vija, pjesë e koleksionit të parë Cruise të shtëpisë së famshme të modës, i cili u prezantua në pasarelë në prill, shkruan Daily Mail, transmeton “Bota sot”.

Image

Dua Lipa

Çanta spektakolare është pjesë e koleksionit Chanel Cruise 2027, i cili u prezantua në Biarritz të Francës përpara një sërë yjesh të njohur. Ky koleksion konsiderohet gjithashtu debutimi i parë Cruise për drejtorin kreativ të Chanel, Matthieu Blazy.

Blazy drejtoi Bottega Veneta nga viti 2021 deri në vitin 2024, përpara se t’i bashkohej Chanel në dhjetor të vitit 2024.

Image

Dua Lipa

Marrëdhënia e Dua Lipës me Chanel është tashmë e njohur. Në qershor, stilisti i saj, Lorenzo Posocco, foli me entuziazëm për ardhjen e Blazy në drejtimin e shtëpisë së modës, duke e cilësuar atë si një nga debutimet më emocionuese të vitit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

derdhje masive nafte ne brigjet e omanit alarm per nje katastrofe ekologjike 6a7f019809384
Lajmi i mëparshëm

Derdhje masive nafte në brigjet e Omanit, alarm për një katastrofë ekologjike

bujar osmani interesat e vmro se dhe vlen it po bashkohen ndaj gjuhes shqipe 6a7f064cbf1ad
Lajmi i radhës

Bujar Osmani: Interesat e VMRO-së dhe VLEN-it po bashkohen ndaj gjuhës shqipe

Të fundit nga

Aksidenti në Celinë, tre persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Celinë në rrugën Gjakovë-Prizren. Aksidenti ka ndodhur në orën 11:00, ku të përfshira ishin dy vetura. Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për Rajonin e
ShkoLartë