Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka përmbyllur turneun e saj të suksesshëm në Australi dhe Zelandën e Re, duke lënë pas një sërë performancash të paharrueshme.
Pas një periudhe intensive koncertesh dhe suksesesh të vazhdueshme, ka ardhur koha për pak argëtim dhe pushim.
Në natën e fundit të turneut në Auckland, Dua ka kaluar momente të këndshme duke u argëtuar me shoqërinë e saj.

Kjo natë e veçantë ka shërbyer si një mundësi për të shijuar suksesin dhe për të krijuar kujtime të bukura me miqtë e ngushtë, pas një periudhe të ngarkuar profesionale.
Dua, gjithmonë e njohur për energjinë dhe karizmën e saj, ka vazhduar të jetë një simbol i suksesit dhe inspirimit për fansat e saj në mbarë botën.

Burimi: botasot.info