Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është duke shijuar këto ditë disa ditë të mira pushimi në Ibiza.
E shoqëruar nga shoqëria dhe anëtarë të familjes së saj, 27-vjeçarja është duke kaluar disa ditë të mira jo-produktive larg aktiviteteve të përditshme.
Shumë prej momenteve të këndshme, ajo nuk heziton që t’i ndajë me ndjekësit e saj në Instagram, të cilët janë mbi 86 milionë vetëm në këtë platformë.
Foto: Dua Lipa/Instagram
Së fundmi, interpretuesja e hitit “New Rules” publikoi disa fotografi të reja, në disa prej të cilave shfaqej mjaft provokuese.
E veshur me një kostum të zi me prerje të shumta, Dua u kujdes që të vërë në pah linjat e saj të tonifikuara të trupit.
Foto: Dua Lipa/Instagram
Ajo shquhet për fizikun e saj të skalitur, i cili vjen si rezultat i përkushtimit të saj në aktivitetet fizike dhe joga.
Në vazhdimësi, Lipa i azhurnoi fansat e saj duke publikuar edhe disa fotografi të tjera, duke treguar momentet e këndshme që ka shijuar në bregdetin spanjoll