Ajo po bën pak pushim nga turneu i saj Future Nostalgia përpara se të niset për në Amerikën e Jugut në shtator.
Dua Lipa duket sikur po shijon çdo sekondë të pushimit të saj, ndërsa mori rreze dielli gjatë pushimeve në një sërë fotosh që i publikoi në Instagram të shtunën (13 gusht).
26 vjeçarja, dukej mahnitëse teksa shfaqte format e saj perfekte dhe të tonifikuara e veshur me një palë bikini ngjyrë portokalli.
Ajo i stiloi bikinit me një fund xhins të shkurtër dhe një kapele bejsbolli të kthyer mbrapsht. Veshjes i shtoi një këmishë bojëqielli me vija të bardha dhe një palë syze portokalli.
Në imazhet e tjera, Dua ka veshur edhe një palë bikini blu dhe portokalli me pika, teksa rrinte në diell buzë detit, duke fshehur fytyrën pas dorës.
Krijuesja e hiteve i bashkangjiti gjithashtu dhe disa imazhe ku shfaqej e veshur me një komplet bardh e zi, të përbërë nga një crop-top dhe fund që nxirrte në pah këmbët e saj të gjata.
Duke mbishkrimin e fotove të mrekullueshme dhe të relaksuara, ajo thjesht ka shkruar: ‘relaaaks’.
Fotot vijnë pasi Dua vizitoi Kosovën fundjavën e kaluar pasi u emërua Ambasadore Nderi në një ceremoni në Zyrën e Presidentit në Prishtinë.