Dua Lipa e gëzuar që “Sunny Hill” mbetet në Prishtinë

min lexim

Këngëtarja shqiptare me famë botërore shprehet e lumtur se “festivali do të vazhdojë të mbetet në shtëpinë e tij”.

 “E lumtur dhe me zemrën plot, jam krenare t’ju them se është vendosur që festivali ynë ‘Sunny Hill’ të vazhdojë në shtëpinë bazë të tij në datat 4,5,6,7 gusht në Prishtinë, Kosovë dhe pastaj do të mbajmë edhe me 26, 27,28 gusht në Tiranë të Shqipërisë”, shkroi Lipa në llogarinë e saj në Tëitter.

“Mezi presim t’ju shohim të gjithëve atje! Më shumë emra do të zbulohet së shpejti… Me dashuri Dua”, ka shkruar ylli i muzikës.

Ministria e Kulturës së Kosovës, komuna e Prishtinës  dhe organizatorët, njoftuan sot se “Sunny Hill” do të mbahet në Prishtinë.

“Sunny Hill Festival” për këtë vit ka përgatitur lineup-in më të fuqishëm nga festivalet e rajonit ku përveç artistëve të njohur si Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, Mahmood dhe artistët më të njohur shqiptarë, për këtë edicion pritet të zbulohen edhe dy artistë shumë të mëdhenj botëror.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Barbock: Të hapen menjëherë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Story i radhës

Rusia thotë se forcat e saj goditën aeroportin e Odesës

Të fundit nga