Dropbox do të enkriptojë të dhënat e përdoruesve biznes në cloud

December 1, 2022
1 minut lexim

Dropbox do të sjellë enkriptimin fundor për përdoruesit e biznesit dhe për këtë ka vendosur të blejë asetet e një kompanie.

Përmes një postimi në blog Dropbox tha se ka nënshkruar një marrëveshje për blerjen e disa aseteve të Boxcryptor, një kompania e cila ofron enkriptim fundor për shërbimet cloud.

Kombinimi i këtyre dy kompanive do të ndihmojë Dropbox të përmbushë më mirë nevojat e konsumatorëve përfshirë më shumë siguri cloud.

Plani i Dropbox është të integrojë funksionalitetet e Boxcryptor në platformë për përdoruesit e biznesit në planet me pagesë duke shtuar një nivel ekstra sigurie. Të dhënat do të enkriptohen lokalisht përpara se të sinkronizohen me direktoritë e Dropbox në ueb.

Termat e marrëveshjes mbeten të fshehta dhe nuk dihet sesa Dropbox ka paguar për asetet e Boxcryptor.

Ky i fundit është themeluar në 2011 dhe punon për të mbrojtur të dhënat e përdoruesve ruajtur në cloud në shërbime si OneDrive, Google Drive, SharePoint dhe tashmë Dropbox.

Të dy kompanitë ishin të kujdesshme me daljen publike duke thënë se Dropbox ka blerë vetëm disa asete dhe jo plotësisht kompaninë. Kjo është bërë me qëllim të konsumatorët ekzistues të Boxcryptor të jenë të qetë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“S’kemi fjetur gjithë natën”, trondit motra e Hamidesë së ndjerë: Kemi frikë se do na vrasë edhe motrën tjetër

Story i radhës

Vullkani më i madh aktiv në botë tërhoqi mijëra spektatorë

Të fundit nga

ShkoLartë