dronet spiune te putinit mbi europe studimi 144 raste kur moska ka tentuar te mbledh informacione ushtarake dhe civile ne 13 vende europiane strategjia e nato s 6a47a290d6e65

Dronët ‘spiunë’ të Putinit mbi Europë? Studimi: 144 raste kur Moska ka tentuar të mbledh informacione ushtarake dhe civile në 13 vende europiane, strategjia e NATO-s…

July 3, 2026
min lexim

Një raport i ri i Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS), me seli në Londër, ngre alarmin se Rusia ka zhvilluar një fushatë sistematike spiunazhi ajror në Evropë, duke përdorur dronë për të mbledhur informacione mbi baza ushtarake, aeroporte, porte dhe infrastrukturë kritike.

Sipas raportit, është “shumë e mundshme” që Moska të ketë operuar dronë mbikëqyrës mbi 13 vende evropiane. Analiza bazohet në të dhënat e organizatës amerikane ACLED (Armed Conflict Location & Event Data) dhe në raportime të mediave ndërkombëtare.

Nga gushti 2024 deri në shkurt 2026 janë regjistruar 144 incidente, ku dronët dyshohet se kanë fluturuar mbi objekte strategjike për të mbledhur informacione ushtarake dhe civile.

Në mesin e objektivave të dyshuara janë baza amerikane Ramstein në Gjermani, bazat ajrore gjermane në Ingolstadt-Manching dhe Neuburg, aeroplanmbajtësja franceze Charles de Gaulle, si dhe baza e nëndetëseve bërthamore në Île Longue, në Bretanjë.

Raporti tregon se 48% e fluturimeve kanë pasur në shënjestër objekte ushtarake, 18% aeroporte civile dhe 26% porte, fusha ajrore, termocentrale dhe zona industriale.

Gjermania rezulton vendi më i prekur, me 58 raste të raportuara, e ndjekur nga Belgjika me 25, Danimarka me 16, Holanda me 9, Franca me 8, ndërsa Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia kanë regjistruar nga shtatë incidente secila. Në listë përfshihen gjithashtu Republika Çeke, Finlanda, Spanja, Irlanda, Polonia dhe Suedia. Raporti nuk evidenton raste në Itali.

Sipas IISS, dronët janë lëshuar nga anijet e të ashtuquajturës “flotë në hije” e Rusisë, e cila operon në Detin Baltik, Detin e Veriut, Kanalin Anglez dhe Oqeanin Atlantik. Këto anije përdoren për transportin e naftës ruse, por dyshohet se shërbejnë edhe si platforma lëvizëse për nisjen e dronëve spiunë.

Ekspertët paralajmërojnë se kjo taktikë ka nxjerrë në pah dobësitë e sistemeve aktuale të mbrojtjes ajrore në Evropë. Dronët fluturojnë në lartësi të ulët, mund t’u shmangen radarëve dhe neutralizimi i tyre me raketa të kushtueshme konsiderohet joefikas dhe ekonomikisht i paarsyeshëm.

Përballë këtij kërcënimi, Bashkimi Evropian ka nisur “Nismën Evropiane të Mbrojtjes nga Dronët”, e njohur edhe si “Muri i Dronëve”, e cila synon të jetë funksionale deri në fund të vitit 2026.

Raporti thekson gjithashtu nevojën për një strategji të përbashkët të NATO-s dhe BE-së për të përballuar kërcënimet në rritje, duke përfshirë investime më të mëdha në teknologjitë kundër dronëve, forcimin e industrisë së mbrojtjes dhe koordinimin më të mirë të sistemeve të paralajmërimit në Evropë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qendra per internet te sigurt ngre alarmin mbi 42 mije foto dhe video te abuzimit seksual me femije zbulohen ne nje faqe interneti shqiptare 6a47a238db1d4
Lajmi i mëparshëm

Qendra për Internet të Sigurt ngre alarmin! Mbi 42 mijë foto dhe video të abuzimit seksual me fëmijë zbulohen në një faqe interneti shqiptare

brikena fiton trofeun e zemres ke nje elegance qe nuk blihet e ardhmja jote do jete e shndritshme 6a47a3632e9da
Lajmi i radhës

Brikena fiton “trofeun e zemrës”: Ke një elegancë që nuk blihet, e ardhmja jote do jetë e shndritshme

Të fundit nga

ShkoLartë