qendra per internet te sigurt ngre alarmin mbi 42 mije foto dhe video te abuzimit seksual me femije zbulohen ne nje faqe interneti shqiptare 6a47a238db1d4

Qendra për Internet të Sigurt ngre alarmin! Mbi 42 mijë foto dhe video të abuzimit seksual me fëmijë zbulohen në një faqe interneti shqiptare

July 3, 2026
min lexim

Mbi 42 mijë foto dhe video me përmbajtje të abuzimit seksual janë gjetur në një faqe internet shqiptare. Ka qenë Qendra Kombëtare për Internet të Sigurt, iSIGURT.al, ajo e cila ka bërë zbulimin dhe e cilëson këtë si një nga rastet më të rënda të hasura deri më sot.

Sipas deklaratës, vetëm gjatë muajit qershor, ekspertët e qendrës zbuluan 42,624 materiale në këtë faqe dhe e raportuan menjëherë rastin te autoritetet policore, duke kërkuar që materialet të hiqen nga interneti dhe të nisin hetimet. Gjatë verifikimit rezultoi se fotot dhe videot ishin publikuar në një faqe internet e cila mbartje adresën “.al”, dhe kjo tregon se faqet e regjistruara në Shqipëri po përdoren për publikimin dhe shpërndarjen e materialeve të paligjshme.

Altin Hazizaj, drejtor i CRCA NË Shqipëri, është shprehur: “Fakti që vetëm gjatë një muaji u identifikuan mbi 42 mijë materiale me përmbajtje të abuzimit seksual të fëmijëve në një faqe me domain .AL është jashtëzakonisht alarmues. Ky rast tregon se Shqipëria nuk është e paprekshme nga këto forma të kriminalitetit dhe se nevojiten masa shumë më të forta për monitorimin e internetit, hetimin e autorëve dhe mbrojtjen e fëmijëve.”

Qendra iSIGURT.al u bën thirrje qytetarëve që në rast se hasin materiale të cilat dyshohet se përmbajnë abuzim seksual të fëmijëve, t’i raportojnë menjëherë në platformën e saj.

“Qendra Kombëtare për Internet të Sigurt, iSIGURT.al, ka identifikuar dhe raportuar për heqje 42,624 materiale (foto dhe video) me përmbajtje të abuzimit seksual të fëmijëve (CSAM) vetëm gjatë muajit Qershor 2026. Ky është një nga rastet më të rënda të konstatuara deri më sot nga iSIGURT.al dhe ngre shqetësime serioze mbi përdorimin e infrastrukturës shqiptare të internetit për shpërndarjen e materialeve që dokumentojnë abuzimin seksual të fëmijëve. Gjatë verifikimit të rastit u konstatua se të gjitha materialet ishin publikuar në një faqe interneti me domain .AL, duke treguar se edhe hapësira shqiptare e internetit po shfrytëzohet nga autorët e këtyre krimeve për publikimin dhe shpërndarjen e materialeve të paligjshme.

Çdo foto apo video me përmbajtje të abuzimit seksual të një fëmije nuk është thjesht një skedar digjital. Ajo përfaqëson provë të një krimi të rëndë dhe një fëmijë viktimë, i cili riviktimizohet sa herë që materiali shikohet ose shpërndahet. Menjëherë pas identifikimit të materialeve, iSIGURT.al i raportoi ato pranë autoriteteve kompetente për heqjen e tyre dhe nisjen e procedurave hetimore.

“Fakti që vetëm gjatë një muaji u identifikuan mbi 42 mijë materiale me përmbajtje të abuzimit seksual të fëmijëve në një faqe me domain .AL është jashtëzakonisht alarmues. Ky rast tregon se Shqipëria nuk është e paprekshme nga këto forma të kriminalitetit dhe se nevojiten masa shumë më të forta për monitorimin e internetit, hetimin e autorëve dhe mbrojtjen e fëmijëve,” u shpreh Altin Hazizaj, Drejtor i CRCA Shqipëri.

Ky rast evidenton nevojën urgjente për:

forcimin e monitorimit të faqeve me domain .AL;

bashkëpunim më të shpejtë ndërmjet autoriteteve, ofruesve të internetit dhe kompanive të hostimit;

forcimin e hetimeve penale ndaj autorëve të këtyre veprave;

rritjen e ndërgjegjësimit dhe raportimit nga qytetarët.

iSIGURT.al u bën thirrje të gjithë qytetarëve që, nëse hasin materiale që dyshohen se përmbajnë abuzim seksual të fëmijëve, të mos i shkarkojnë, ruajnë apo shpërndajnë, por t’i raportojnë menjëherë në ëëë.isigurt.al⁠ Çdo raportim ndihmon në mbrojtjen e një fëmije dhe në ndjekjen penale të autorëve”

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nje qytetar pretendon se policia serbe e denoi me 600e ne kufi per fotot me emblemen e uck se 6a47a1b737737
Lajmi i mëparshëm

Një qytetar pretendon se policia serbe e dënoi me 600€ në kufi për fotot me emblemën e UÇK-së

dronet spiune te putinit mbi europe studimi 144 raste kur moska ka tentuar te mbledh informacione ushtarake dhe civile ne 13 vende europiane strategjia e nato s 6a47a290d6e65
Lajmi i radhës

Dronët ‘spiunë’ të Putinit mbi Europë? Studimi: 144 raste kur Moska ka tentuar të mbledh informacione ushtarake dhe civile në 13 vende europiane, strategjia e NATO-s…

Të fundit nga

ShkoLartë