Drogë në burgun e Drenovës.
Gjatë kontrolleve, një të dënuari i janë gjetur 6 doza të dyshuara kanabis. Sipas informacioneve të siguruara, dozat i janë gjetur të dënuarit Kristaq Izet, brenda qelisë ku vuan dënimin për veprën penale “vjedhje”.
Policia e burgut ka arritur t’ia gjejë këtë sasi në gojë, gjatë përpjekjes së të dënuarit për ta fshehur.
Kanë filluar hetimet nga SHKB e burgjeve për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe se si kjo sasi u gjet brenda këtij institucioni.