Drogë me postë nga Belgjika! Dy të rinjtë në Durrës tërheqin pakon me kanabis në formë çokollate, por…

min lexim

Dy të rinj në Durrës të moshave 22 dhe 28 vjeç janë kapur në flagrancë në Durrës teksa po tërhiqnin nga Dega Postare pakon me kanabis ne formë çokollate.

Pakoja ishte nisur nga Belgjika,dhe në Degën Postare te Durrësit e prisnin Endi Hoxha, 22 vjeç dhe dhe Elimon Hasa 28 vjeç, të dy banues në Durrës.

Ata janë arrestuar menjëherë sapo kanë terhequr pakon me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, në formë çokollate, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një automjet tip “Hyundai” dhe 2 aparate celulare.

Nga veprimet hetimore rezulton se të rinjtë e arrestuar, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë trafikuar nëpërmjet postës, pakon me kanabis, nga Belgjika në drejtim të Shqipërisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ky është operacioni i tretë policor i finalizuar brenda 3 muajve të fundit, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet postës, nga shtete të ndryshme. “Green mail” u finalizua më 30 qershor 2022 dhe rezultoi me sekuestrimin e rreth 1.3 kilogramëve kanabis, të sjella nga Mbretëria e Bashkuar dhe vënien në pranga të 2 shtetasve, ndërsa “Green mail 2”, u finalizua më 18 gusht të po këtij viti dhe si rezultat i tij u sekuestruan 2 pako me kanabis, të sjella gjithashtu nga Mbretëria e Bashkuar, si dhe u vunë në pranga 2 shtetas të tjerë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

U raportua për përjashtimin e mësimdhënëses me shami nga shkolla – Fifi: Turp, veshja është zgjedhje individuale

Story i radhës

Drejtori Rajonal i Policisë në Ferizaj prezantoi planin operativ “Siguria në shkolla”

Të fundit nga