Drogë e përpunuar si çokollatë, policia kap ‘mat’ shoferin e autobusit

min lexim

Një shofer autobusi është vënë në pranga në Lezhë, pasi në mjetin që drejtonte ai janë gjetur 15 pako me kanabis në formë çokollate.

Njoftimi:

Lezhë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Linja”.

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

Drogë e përpunuar si çokollatë, nga Tirana, me autobus, Seksioni i Antidrogës në DVP Lezhë bllokon autobusin, sekuestron 15 pako me kanabis në formë çokollate dhe vë në pranga drejtuesin e autobusit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara se në pjesën e bagazheve, në autobusin e linjës “Tiranë – Tropojë”, kishte lëndë narkotike të përpunuar si çokollatë, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Linja”.

Gjatë këtij operacioni, në Kurbin, shërbimet e Policisë kanë ndaluar autobusin, ku dyshohej se ishte lënda narkotike dhe pas kontrollit në pjesën e bagazheve, në këtë autobus, është gjetur një çantë, brenda së cilës kishte 15 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e përpunuar si çokollatë, të cilat pas peshimit rezultuan rreth 3.1 kilogramë.

Në përfundim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shoferi i autobusit, shtetasi A. I. 43 vjeç, banues në Tropojë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vijon puna hetimore nga ana e strukturave të Policisë, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

LDK uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajram

Story i radhës

PSG ofertë zyrtare Sassuolos

Të fundit nga