droga ne sallonin e bukurise parukierja nuk dija gje shoku i djali me kerkoi 626e8857a77e0

Droga në sallonin e bukurisë, parukierja: Nuk dija gjë, shoku i djali më kërkoi…

May 1, 2022
1 minut lexim

Parukieres Zamira Senkaj iu gjet në sallon një qese me lëndë narkotike, për të cilën thotë se nuk kishte fare informacion.

Përballë trupës gjykuese, 54-vjeçarja tha këtë të diel se lënda narkotike, e ndarë ne 18 qese, është lënë në sallonin e saj nga shoku i djalit, të cilin e kishte lejuar disa herë të kalonte natën në qendrën estetike.

Lënda është e Arluen Begës, që është konsumues i drogës, i ka thënë ajo gjykatësit.

Në sallon policia ka gjetur po ashtu një pjatë porcelani me një lëndë të bardhë të dyshuar kokainë, që lë të kuptohet që Bega, jo vetëm ka mbajtur lëndën narkotike në biznesin e nënës së mikut të tij, në rrugën “Dhimitër Shuteriqi”, por dhe ka konsumuar brenda ambientit drogën.

Në fund të seancës gjyqësore, që u ndoq nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, parukierja u la në burg për veprën penale të “moskallëzimi të krimit”, pasi dyshohet se e dinte që Bega shiste lëndë narkotike dhe nuk e ka denoncuar rastin në policisë.

Ndërsa për Begën, gjykata lëshoi masën arrest me burg në mungesë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ahmeti cdo pune ka dinjitet cdo punetor ka vlere dhe mbi keto parime do te vazhdojme bashke rrugetimin drejt te ardhmes se perparuar 626e88294d93c
Story i mëparshëm

Ahmeti: Çdo punë ka dinjitet, çdo punëtor ka vlerë dhe mbi këto parime do të vazhdojmë bashkë rrugëtimin drejt të ardhmes së përparuar

papa ben thirrje per evakuimin e civileve nga mariupoli 626e889f562f7
Story i radhës

Papa bën thirrje për evakuimin e civilëve nga Mariupoli

Të fundit nga

Fisnik Asllani nuk ka të ndalur në Gjermani

Fisnik Asllani nuk po ndalet, duke çmendur Gjermaninë me paraqitjet e tij fantastike këtë sezon! Sulmuesi i Kosovës, ka shënuar një gol dhe ka bërë një asist për skuadrën e Elversbergut, në

Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Polemisti Laert Vasili në një intervistë në emisionin “360 Gradë”, në ABC News komentoi situatën politike në vend, duke u ndalur edhe tek zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në zgjedhjet mbajtura, Partia Demokratike shënoi
ShkoLartë