Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në bashkëpunim me autoritetet gjermane kanë ndërprerë një kanal ndërkombëtarë për trafikim me drogë. Pilulat e drogës janë lëshuar me pako postare nga Gjermania në Maqedoni, ndërsa janë paguar me kriptovaluta në Darknet.
“Është marrë informacion për dërgesat postare me lëndë narkotike që mbërrinin në vendin tonë dhe për të cilat ka dyshime se janë porositur dhe paguar në mënyrë të vazhdueshme përmes “Darknet” me kriptovaluta”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.
MPB njofton se për rastin në fjalë gjatë ditës së djeshme janë arrestuar dy persoan nga Shkupi, ndërsa ndaj të njëjtëve do të parashtrohet kallëzim penal.
“Në periudhën e kaluar kanë porositur amfetaminë dhe lloje të tjera të drogave sintetike që kanë mbërritur të fshehura në lloje të ndryshme të pakove postare. Gjatë bastisjeve në shtëpitë e dy personave në bazë të urdhëresave nga Gjykata Themelore Penale – Shkup, përveç dërgesës postare me amfetamin, është gjetur edhe sasi e caktuara e marihuanës, një pistoletë me gaz dhe pajisje kompjuterike, që dyshohet se është përdorur për të porositur drogë”, thonë nga MPB.