As seanca e fundit nuk arriti tē bēj zgjidhje pēr konsistuimin e Kuvendit tē Kosovēs. Pēr tē dhjetēn me radhē, deputetēt dēshtuan nē kētē drejtim.
Albulena Haxhiu e Vetēvendosjes, nuk arriti tē marrē votat e mjaftueshme pēr kryetare kuvendi.
Para pak ditēsh, kryeministri Albin Kurti kishte ftuar partitē opozitare, LDK e PDK nē njē takim pēr tē gjetur njē zgjidhje. Pērkundēr LDK-sē, Memli Krasniqi i PDK-sē iu pērgjigj pozitivisht ftesēn, por qē nuk dha rezultat.
Kēsisoj, derisa partitē politike nuk po arrijnē njē marēveshje pēr tē ecur pērpara drejtē formimit tē institucioneve tē reja, a duhet kērkuar ndihmē nē kētē drejtim?
Lidhur me kētē ҫēshtje, ka folur pēr ‘Bota sot’, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali. Ai thotē se janē bērē veprime e deklarime tē pamatura qē e bējnē tē pamundur bashkēpunimin ndērmjet partive politike.

“Të ju them të drejtën unë jam skeptik se do të mund të gjendet zgjidhja pēr t’i krijuar institucionet. Shumë deklarata dhe veprime të pa matura janë bërë këto javët e fundit të cilat e bëjnë të pamundur bashkëpunimin ndërpartiak”, vlerēson Tali.
Ai thotē se nuk duhet tē ketē ndērhyrje ndērkombētare nē kētē drejtim, pasi Kosova duhet tē mēsohet vet t’i zgjidhē problemet.
“Sa i përket involvimit tē faktorit nërkombētar unē jam kundër sepse ne duhet të mësohemi vet t’i zgjidhim problemet pa involvimin e tē tjerëve. Dhe kjo situatē do të jetë tani eksperiencë, një mësim per të ardhmen se si nuk bēn të sillemi”, thekson Tali.
Megjithatē, sipas tij, partitē politike tani duhet tē mblidhen pēr tē caktuar datēn e zgjedhjeve tē reja.
“Sidoqoftë, për shkak të normative ligjore ekzistuese, unë mendoj se zgjidhja ma e mirë është të mblidhen partitë parlamentare e të merren vesh për datën e zgjedhjeve, pastaj ta votojnë kryetarin e Kuvendit dhe t’i shpallin zgjedhjet e reja konform legislacionit në fuqi”, vlerēson ai.
Burimi: botasot.info