driton kuqi i bdi se gjithmone kam punuar vec me ndershmeri 67fa5e4323373

Driton Kuqi i BDI-së: Gjithmonë kam punuar veç me ndershmëri

April 12, 2025
1 minut lexim

Ish-ministri i Ekonomisë, aktualisht Ambasador i Maqedonisë në Norvegji, Driton Kuqi nëpërmjet rrjeteve sociale ka bërë të ditur se përfaqësues të MPB-së kanë kërkuar një takim informativ. Kuqi bën të ditur se nuk ka asgje për të fshehur dhe se me fluturimin e parë do të jetë në Shkup.

“Sot familja më informoi se përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë qenë në shtëpinë time në Shkup, duke kërkuar një takim informativ.

Nuk kam asgjë për të fshehur dhe gjithmonë kam zgjedhur të veproj me ndershmëri dhe qetësi, edhe kur rrethanat kanë qenë të vështira.

Kam zgjedhur gjithmonë të ec drejt, edhe kur rruga ka qenë më e vështirë. Kam folur kur të tjerët kanë heshtur, dhe kam qëndruar në këmbë edhe kur jam ndjerë i vetëm.

Besoj në drejtësi për të mirën e përbashkët. Me fluturimin e parë do të jem në Shkup, jo për të sqaruar, por për të konfirmuar se transparenca dhe besimi janë rruga e vetme përpara.

Jam këtu. Me ndërgjegje të qetë, i pastër dhe vullnet të palëkundur, para Zotit dhe ligjeve të vendit”, ka shkruar Driton Kuqi.

Kujtojmë se sot në mëngjes të gjithë ish-ministrat e Ekonomisë nga viti 2012 janë thirrur në bisedë informative në MPB për ngjarjen e Koçanit.

MARKETING

RENT A CAR

kurti pikat e perbashketa kufitare jane me shume se infrastrukture kufitare 67fa5e3f91cce
Story i mëparshëm

Kurti: Pikat e përbashkëta kufitare janë më shumë se infrastrukturë kufitare

llukarevska hetimi per tragjedine e kocanit eshte selektiv 67fa5e46bcfdb
Story i radhës

Llukarevska: Hetimi për tragjedinë e Koçanit është selektiv

Të fundit nga

Shitet vetura e famshme e Elvis Presleyt

Ky është Cadillac Eldorado i vitit 1970, i cili u modifikua për Elvis Presley-n nga dizajneri legjendar i makinave, Jay Ohrberg, dhe u shndërrua në “Guitar Car”. Elvis e përdori këtë veturë

1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punës

1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punës. Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës. “Do të

Horoskopi i datës 1 maj 2025

Dashi Marsi bujar do ju nxjerrë në dritë gjatë kësaj dite. Do merrni edhe po aq sa do jepni. Ju të dashuruarit do parapëlqeni më shumë një jetë të qetë sesa emocione
ShkoLartë