Trajneri më i mirë në botë, Driton Kuka, selektor i Kombëtares së Kosovës, është sikur në qiellin e shtatë, me sukseset e fundit, Laura Fazliu (-63 kg) është fituese e medaljes së argjendtë dhe Distria Krasniqi (- 52 kg) – e bronztë.
“Laura Fazliu – nënkampione Evropiane!
Po po e argjendta e Laurës po shkëlqen sot!
Medalja e saj e parë Elitare por jo e fundit për kolosën e re të xhudos!
Majlinda sot në krye të detyrës së saj!
Kosova mbi të gjitha…
Xhudo për Kosovën e popullin shqiptar!
Dy medalje po vijnë në Kosovën tonë”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.