dritheruese mesazhi i fundit i rojes qe humbi jeten nga bresheria e plumbave ne top channel 6421f77ecf7a6

Drithëruese/ Mesazhi i fundit i rojes që humbi jetën nga breshëria e plumbave në Top Channel

March 27, 2023
1 minut lexim

Drithëruese është e gjithë ngjarja e ndodhur ditën e sotme në Top Channel, por akoma më drithërues është mesazhi që i ndjeri Pal Kola, përcolli në çastet e fundit të jetës.

Si për ironi të fatit gjithçka çfarë mbeti pas breshërisë së plumbave, ishte një pesë lekëshe nga xhepi i punonjësit të sigurisë, për të treguar se jeta nuk vlen pesë lekë.

Karamuço u shpreh mbrëmjen e sotme në Top Story, se ka propozuar që ai pesë lekësh të mbetet përgjithmonë simbol në vendngjarje, jo për të treguar vlerën e parave në xhepin e tij, por vlerën e jetës që ikën sa hap e mbyll sytë.

“Ka qenë një reagim i momentit menjëherë pas zhvendosjes së trupit në morg kishte ngelur një monedhë pesë lekëshe dhe unë propozova që ajo monedhë të ngjitet aty, ne nuk vlejmë pesë lekë dhe këtë mesazh e la vetë i ndjeri dhe të gjithë ne duhet të vlerësojmë shumë jetën e secilit dhe kjo ngjarje duhet të zbardhet dhe kush të mos e ketë jetën pesë lekë. Shumica kanë menduar që mund të kishte më shumë se pesë lekë, unë jam vetëm për simbolin dhe mu bë më shumë qejfi që u bë virale kjo gjë.”– tha Karamuço.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

tanket leopard te gjermanise kane arritur ne ukraine 6421f59fecb34
Story i mëparshëm

“Tanket Leopard të Gjermanisë kanë arritur në Ukrainë”

abazi zbulon te tjera sekrete te vv se ja cka i tha zv kryeministri bislimi deputetit zyba 6421f91f38cd0
Story i radhës

Abazi zbulon të tjera “sekrete të VV-së”: Ja çka i tha zv/kryeministri Bislimi deputetit Zyba

Të fundit nga

Horoskopi i datës 22 maj 2025

Dashi Gjatë gjithë kësaj dite mund t’iu dalin edhe pengesa, por nuk duhet të dorëzoheni asnjëherë. Nga ana tjetër ecni gjithmonë me planifikim dhe nuk do gaboni. Perspektivat për ju të dashuruarit
ShkoLartë