Drita ka arritur fitore në ndeshje miqësore ndaj Vllaznisë së Pozhoranit.
Dy skuadrat rajonale luajtën në stadiumin e qytetit në Gjilan, ku fitorja i takoi bardhekaltërve me rezultat të pastër 2:0.
Të dy golat për Dritën në këtë takim u shënuan nga sulmuesi i talentuar Albin Taahiri.
Vlen të theksohet se trajneri Ardian Nuhiu iu dha hapësirë të gjithë futbollistëve për të luajtur në këtë sfidë.