Drita triumfon ndaj Dukagjinit

February 18, 2023
1 minut lexim

Trajneri Arsim Thaçi shijon fitoren e parë prej se ka marrë drejtimin e Dritës së Gjilanit.

Drita në fushën ndihmëse në Gjilan, i ka shkaktuar humbje me rezultat 4:1 Dukagjinit të Klinës. 

Pas një gabimit të mbrojtjes së Dukagjinit, Tahiri ka realizuar për 1:0.

Në minutën e 62-të, Ergyn Ahmeti i Dukagjinit u tregua i saktë nga penalltia dhe ka barazuar rezultatin 1:1.

Në vazhdim të lojës, Besnik Krasniqi, ka realizuar dy gola për Dritën, në minutën e 76-të dhe të 85-tën nga penalltia.

Në minutën e 89-të, Kastriot Selmani thellon fitoren në 4:1.

Drita rikthehet përkatësisht në krye me 41 pikë sa ka edhe Ballkani, por kjo e fundit ka një takim me pak në elitën e futbollit të Kosovës.

Dukagjini renditet në vend të gjashtë me 25 pikë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Türkiye, ndërron jetë fëmija 12-vjeç i cili u nxor nga rrënojat 296 orë pas tërmetit në Hatay

Story i radhës

Stoltenberg paralajmëron: Ajo që ndodh sot në Evropë mund të ndodhë nesër në Azinë Lindore

Të fundit nga

ShkoLartë