Drita e Gjilanit ka shënuar fitore të thellë ndaj rivalit të përbetuar Gjilanit, në kuadër të javës së shtatë të elitës së futbollit të Kosovës.
Pak kush ka pritur një Drita aq të fuqishme ndaj liderit të derisotëm Gjilanit.
Një fitore bindëse dhe e marrin kreun e tabelës, duke e zhvendos Gjilanin në pozitën e dytë.
Sulmuesi Marko Simonovski është trim i ndeshjes me tre gola të realizuara dhe në anën tjetër Drita poshtëroi me rezultat rivalin e qytetit.
Për Dritën shënuan Blend Baftiu (38’), Marko Simonovski (45’, 45+8’ e 69’) dhe për Gjilanin Baton Zabërgja (79’).
Drita njofton Gjilanin me humbjen e parë.
Drita kryeson me 14 pikë, ka 4 fitore e 2 humbje dhe një ndeshje më pak, ndërsa Gjilani bie në pozitën e dytë me 14 pikë, me 4 fitore, 2 barazime e 1 humbje.
Ardian Nuhiu është i lumtur me lojën e djelmoshave të tij ndaj Gjilanit të Zekirja Ramadanit.