Drita nxjerr rezultat pozitiv në Belgjikë, barazon me Antwerpin

1 minut lexim

Drita ka arritur të nxjerrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë ndaj ekipit belg, Royal Antwerp, në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Conference Leagues.

Ekipi gjilanas luajti baraz pa gola në udhëtim ndaj një ekipi të njohur siç është Royal Antwerp.

Belgët patën administrimin e ndeshjes gjatë tërë kohës, duke rrezikuar disa herë portën kosovare, por pa arritur qëllimin.

Mbrojtja e Dritës funksionoi siç është më së miri. Ndërkohë, gjilanasit i patën disa gjysmë raste, por pa arritur të bëjnë diçka më shumë.

Ky rezultat pa dyshim se i konvenon Dritës, e cila do të synojë një befasi në ndeshjen e kthimit.

Ndeshja e dytë mes këtyre dy ekipeve zhvillohet sot një javë në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Tërhiqet akuza ndaj Ricky Martin

Story i radhës

Tri mënyra të thjeshta për të hequr qafe merimangat

Të fundit nga