Drita mposht Fushë Kosovën

Kampioni në fuqi i Superligës A të Kosovës në volejboll, në konkurrencën e femrave, Drita ka mposhtur Fushë Kosovën me rezultat 1-3, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë të kampionatit, të shtunën mbrëma.

Ishte një ndeshje e fortë, me Dritën që fitoi setin e parë 19-25, por nikoqiret u rikthyen në setin e dytë të cilin e fituan me rezultat 25-21.

Mirëpo, “Intelektualet” u konsoliduan në vazhdim dhe arritën t’i fitojnë dy setet e ardhshme, 18-25 dhe 20-25, për të siguruar pikët e plota nga kjo përballje.

Kujtojmë se kjo është fitorja e tretë për Dritën, nga po aq ndeshje të luajtura, ndërsa për Fushë Kosovën është humbja e dytë, derisa ka regjistruar një fitore në xhiron e parë kundër Fer Volleyt.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Një dhuratë për ta zbutur goditjen”/ Para se ta braktis gruan e tij, burri tregon planin e çuditshëm!

Story i radhës

U organizua turneu i veteranëve “Gani Maloku” 2022

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez