Derbi i madh lokal mes Dritës dhe Gjilanit do të zhvillohet sërish pa praninë e tifozëve.
Kështu ka lajmëruar Drita përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare.
Kjo ndodh për shkak të kushteve të sigurisë dhe hapësirës së kufizuar që ofron stadiumi sintetik.
Për shkak të kushteve të sigurisë dhe hapësirës së kufizuar që ofron stadiumi sintetik, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është vendosur që ndeshja të zhvillohet pa praninë e tifozëve.
Ndeshja mes Dritës dhe Gjilanit zhvillohet të dielën nga ora 13:00.