FC Drita sfidën e radhës në Ligën e Konferencës do ta luajë kundër skuadrës belgë, Royal Antwerp.
Nënkampionët e Kosovës përmes një njoftimi, ka konfirmuar datën dhe orën e ndeshjes së parë të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës kundër ekipit belg, Royal Antwerp.
Antwerpi dhe Drita do të ballafaqohen më 21 korrik në Belgjikë, sfidë kjo që do të nis në orën 19:00.
Ndeshja e kthimit zhvillohet një javë më vonë në tempullin e zjarrtë “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kujtojmë së Drita në rrethin e parë kualifikues e eliminoi ekipin finlandez Inter Turku me rezultat të përgjithshëm 3:1.
Në Finlandë Drita pësoi 1:0, megjithatë në ndeshjen e kthimit gjilanasit u treguan superior duke shkëlqyer me tre gola.