Drita fiton Kupën me rikthim sensacional në një natë spektakolare volejbolli

April 19, 2023
1 minut lexim

Drita ka ripërsëritur suksesin e vitit të kaluar në Kupën e Kosovës, madje në rrethana identike, duke e mposhtur me përmbysje në një finale spektakolare në sallën “1 Tetori” Fer Volleyn.

Ishte reprizë e finales së kaluar të këtij kompeticioni, me Dritën që triumfoi me rezultat 3-2 (18:25 , 22:25 , 25:23 , 25:18 , 15:13), njëjtë si një vit më parë.

Edhe sonte Fer Volley po avanconte 2-0 pas dy seteve të parë, falë një performance të fortë dhe solide. Megjithatë, Drita arriti të ripërsërisë suksesin duke përmbysur rezultatin, me një paraqitje sensacionale në tre setet pasues.

Kupën për “Intelektualet” e ndau presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Bahri Gjinovci, për të nxitur festën e vashave gjilanase.

Nënkryetarja e FVK-së, Mimoza Shkodra Bislimi dhe sekretari i përgjithshëm, Valon Nikqi, ndanë medaljet për kampionet. Medaljet për vendin e dytë u ndanë nga anëtari i bordit, Gazmend Husaj dhe drejtori i kulturës, rinisë dhe sportit në Gjilan, Kushtrim Zeqiri.

Çmimin MVP, të cilin e fitoi Megi Bislimi, e ndau trajneri i Kombëtares U17 dhe legjenda e volejbollit, Donald Suxho.

FVK përgëzon Dritën për titullin dhe duartroket kompetitivitetin e lart sportiv të treguar nga Fer Volley.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çfarë po ndodh në Sudan?

Story i radhës

Sistemi i mbrojtjes ajrore mbërrin në Ukrainë

Të fundit nga

LSDM zgjodhi kryesinë e re

Ish-ministrja e mjedisit jetësor Kaja Shukova, profesoresha e Fakultetit Juridik në Shkup Ana Çupeska, Metodija Ilievski-anëtar i Këshillit të Komunës së Manastirit dhe Kristina Kostova-anëtare e Bordit Qendror të LSDM-së, janë nënkryetarët
ShkoLartë