​Drita e mbyll fazën përgatitore në Bansko

min lexim

Përmes një njoftimi Drita ka bërë të ditur se e ka përmbyllur fazën përgatitore në Bansko të Bullgarisë.

Drita tani kthehet në Kosovë, ndërsa në Bansko ekipi realizoi planin e paraparë nga trajneri Zekirija Ramadani.

Gjithashtu gjatë kësaj periudhe ishin në program edhe tre ndeshje kontrolluese me ekipe Bullgare si Montana (2:1), Septemvri Sofia (1:2) dhe Arda (1:1).

“Faton Maloku, Almir Ajzeraj dhe Ensar Huruglica për shkak të dëmtimeve nuk ishin nga dita e parë së bashku me ekipin për tu rikthyer plotësisht gjatë kohës që ishim në Bansko, ndërsa Florian Smakiqi nuk ka udhëtuar me ekipin dhe është në fazën e fundit të rikuperimit.

Ndërsa Hasan Gomda dhe Iljasa Zylfiu si përforcimet e fundit janë bashkuar më vonë me ekipin.

Ekipi do të kthehet ne Kosovë dhe do të ketë dy dite pushim më pas do të vazhdojë më përgaditjet dhe në javën e ardhshme do të zhvillojmë edhe një ndeshje tjetër kontrolluese para ndeshjes së rrethit të dytë të Ligës së Konferencës që do të zhvillohet me 25 korrik”, shkroi Drita në “Facebook”.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Xbox iu shmang “strategjisë horror”

Story i radhës

‘Në Big bëre sikur kishe të dashur jashtë‘, Efi bën ‘për ujë të ftohtë’ ndjekësin

Të fundit nga