Sot u raportua se fusha me bari sintetik ku do të zhvillohet derbi mes Dritës dhe Gjilanit është dëmtuar nga persona të panjohur.
Bëhet e ditur se lëndë djegëse ishte derdhur në fushë, gjë kjo që e pamundësonte zhvillimin e kësaj ndeshjeje.
Media të shumta raportuan se zhvillimi i ndeshjes së sotme është në pikëpyetje, por përmes një komunikate zyrtare, Drita e ka konfirmuar se ndeshja do të zhvillohet siç ishte planifikuar.
Drita ka njoftuar se pjesa e dëmtuar e fushës do të riparohet falë ndihmës së FFK-së, e cila menjëherë ka dërguar një ekip për ta riparuar atë.