Drita e Gjilanit ka zhvilluar sot miqësoren e parë gjatë fazës përgatitore për ndeshjen ndërkombëtare.
Skuadra e Ardian Nuhiut ka barazuar me rezultat 2-2 ndaj Makedonija, në ndeshjen e zhvilluar në Kërçovë.Skuadra gjilanase ishte në disavantazh kur maqedonasit realizuan në minutën e 20-të.
Pesë minuta më vonë Drita e barazoi rezultatin përmes Hamdi Namanit, ndërsa gjashtë minuta më vonë e përmbysi atë me golin e Marko Simonovskit.
Gjashtë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit, Makedonija GP barazoi shifrat në 2-2, rezultat më të cilin u mbyll ballafaqimi.
Para ndeshjes në raundin e Parë të Ligës së Konferencës ndaj Inter Turku, Drita i zhvillon edhe dy miqësore të tjera, ndaj Ballkanit dhe Strugës.