Drita dhe Trepça’89 thonë se nuk e votojnë draft-statutin e përgatitur nga FFK-ja

January 27, 2023
1 minut lexim

Drita dhe Trepça’89 e kanë përsëritur se nuk do ta votojnë draft-statutin e përgatitur nga FFK-ja, pak minuta para nisjes së kuvendit të jashtëzakonshëm.

Presidenti i Trepçës’89 tha se problemi kryesor i tyre është licencimi i federatës.

“Ne jemi që sa më shpejt të bëhet licencimi i FFK-së. Ky draft-statut ne si klub e kemi parë që ka shumë vërejtje. Shpresoj që të përmirësohen ato vërejtje dhe licencohet federata.

Për neve është problemi kryesor licencimi i federatës. Në draft-statut ka shkelje shumë të mëdhaja dhe mesiguri që nuk do ta votoj.

Ato shkelje mundemi me i përmirësu. Nëse hiqen gabimet do ta votojmë se jemi për të mirën e futbollit. Ne e kemi përkrah Dritën, pasi që edhe avokati jonë ka parë mbi 40 shkelje”, tha presidenti i Trepçës’89, Abedin Zeka.

I të njëjtit mendim ishte edhe drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi.

“Ne do të kërkojmë që të japim edhe ne mendimet tona, t’i përmirësojmë ato gabime të cilat janë, ta harmonizojmë në plotni dhe ta votojmë.

Por, duhet të bëjmë disa ndryshime sepse ka kogja shkelje.

Nuk e votojmë kështu siç është pasi është në dëm të klubeve, si duhet të votohet diçka që është në dëm tonin”, u shpreh Zymberi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Klubi më i madh holandez shkarkon trajnerin  

Story i radhës

Taravari me thirrje për qetësim të tensioneve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Të fundit nga

ShkoLartë