Driloni: Kam menduar shumë keq për çikat, nuk kam pasur dëshirë as të dalë me to

November 10, 2024
1 minut lexim

Boksieri Drilon Rama ka folur së fundmi për raportin e tij me vajzat në shtëpi dhe për atë se përse është më i distancuar.

Ai thotë se i tillë ka qenë gjithnjë në raport me vajzat, nuk i ka pëlqyer për shumë gjëra.

Në një bisedë me gazetarin Vullnet Krasniqi, konkurrenti thekson se nuk ka pasur dëshirë të dalë me to dhe se shokët në raste të ngjashme nuk e kanë thirrur.

“Unë jam me çikat gjithmonë në distancë, nuk kam qejf. Gjithë kam qenë kështu. Unë me 18, 19 vjet ia kam nis me dalë, i kam pranuar çikat. Shumë keq kam menduar për çikat, kam folur për çikat. Edhe shokët me dalë me çika nuk më thirr, se e kanë ditur që unë nuk shkoj nëse ka çika. Kështu kam qenë”, u shpreh ai.

Banori tutje theksoi: “A e di pse, unë kam dëgjuar gjithmonë gjëra të këqija, çikat i kanë bërë këtë, kanë tradhtuar. Më kanë shkuar shumë nerva. Unë atëherë kam qenë më i vogël. Në familje më të largët kam parë që janë prishur puna e grave, duke folur duke hyrë në debate, kanë folur keq për babë për nënë. Kam menduar si burri e lejon që të flasë keq për babë dhe nënë”.

Ndër të tjerash, Rama tha: “Jam shumë i distancuar me çika. Unë ia japi dorën, nuk kam qejf me u përqaf”.

I njëjti e ka thënë disa herë se nuk ka pëlqim për ndonjë vajzë në shtëpi dhe se nuk dëshiron të krijojë lidhje. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

ShKShMK-ja nis operacion të kërkim-shpëtimit në Novobërdë

Story i radhës

MPB: Arrestohet shtetasi i Brazilit – për 5.000 euro transporton kokainën nga Sao Paolo në Shkup!

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë