Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

December 22, 2024
1 minut lexim

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më të madhe në vendin tonë.

Kështu, Drilon Ganiu, është zgjedhur për sekretar i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Ganiu më herët ka qenë zëvendëssekretar i FFM-së dhe vjen në vend të Natalija Ilievska-Bozhinovska.

Ndërkohë me propozim të kryetarit të FFM-së, Masar Omeragiq, janë zgjedhur edhe anëtarët e Bordit Drejtues të FFM-së, Marjan Stojkovski nënkryetar I FFM-së në vend të Llazar Rakixhiev, legjenda e futbollit maqedonas, Goran Pandev është emëruar drejtor sportiv i të gjitha përfaqësueseve të Maqedonisë, kurse Agim Ibraimi dhe Ilija Najdoski janë emëruar këshilltarë në zyrën e kryetarit të FFM-së, Masar Omeragiq..

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Liderët e VLEN-it në takim vëllazëror me kryetarin e Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë, Numan Kurtullmush

Story i radhës

​Mitsotakis: Liderët e BE-së angazhohen për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes së NATO-s

Të fundit nga

Austria ndalon martesat mes kushërinjve

Qeveria federale e Austrisë ka marrë një masë të rëndësishme për mbrojtjen e të miturve dhe forcimin e së drejtës familjare, duke propozuar ndalimin e martesave për personat nën 18 vjeç, si
sqmken
ShkoLartë