Dreshaj: Qeveria nuk u ka kushtuar rëndësinë e duhur investimeve kapitale

November 21, 2024
1 minut lexim

Qeveria e Kosovës nuk u ka kushtuar rëndësinë e duhur investimeve kapitale, thotë kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj.

Derisa thekson nevojën për investime të tilla si dhe avancim të infrastrukturës, Dreshaj thotë se rritja ekonomike e vendit është më e ulët se në vitin 2019.

“Norma e rritjes ekonomike realisht vijon të jetë më e ulët sesa ka qenë në vitin 2019, para pandemisë. Natyrisht, baza ekonomike e vendit ka shënuar rritje në këto vitet e fundit dhe rrjedhimisht i bie që një normë rreth 3.9 për qind me të cilën besoj se do të mbyllim vitin 2024

Shtyllat kryesore në të cilat bazohet rritja ekonomike e vendit, nuk po vije në përdorim maksimal, këtu është fjala kryesisht për investimet kapitale të cilave kjo qeveri nuk u ka kushtuar rëndësinë e duhur”, thotë Dreshaj.

Ai konsideron se ritmi i investimeve kapitale është i ngadaltë, derisa thekson se në këtë drejtim duhet të ketë dinamikë më të madhe dhe po ashtu nisje të projekteve të reja.

‘’Ritmi është goxha i ngadaltë dhe duhet të jetë një dinamikë shumë më e madhe dhe natyrisht nisje të projekteve të tjera. Vendi ka nevojë për avancimin e infrastrukturës së saj transportuese dhe ky këtu duhet të jetë fokusi i Qeverisë së Kosovës, dhe jo vetëm për të avancuar infrastrukturën rrugore dhe tjetër, por edhe për shkak të ndikimit ose efektit multiplikativ që investimet e tilla kapitale kanë gati të gjitha hallkat e zingjirët e ekonomisë së vendit”, thotë Dreshaj.

Si Lidhje e bizneseve të Kosovës, ata kanë kërkuar që të rritet buxheti për investimet kapitale për vitin 2025 dhe po ashtu të rritet buxheti për mbështetjen e sektorit privat e mbi gjitha për prodhimin vendor.

‘’Për fatkeq, edhe ky buxhet nuk premton për një zhvillim ekonomik e as për një rritje të prodhimit. 1Ne kërkojmë që të planifikohet më mirë projektet, të përgatiten dhe të iniciohen më kohë sepse edhe kjo shumë e vogël që po planifikohet në buxhet për fatkeq nuk po realizohet as 50% i planifikimit’’, përfundoi Dreshaj.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bundestagu gjerman i dhuron Kuvendit të Maqedonisë së Veriut skanerë sigurie

Story i radhës

Sot moti me shi dhe borë

Të fundit nga

Gati 3 km kolonë në “Bllacë”

17 Shkup, 25 dhjetor – Ka shkuar në gati tre kilometra kolona e veturave në pikën kufitare “Bllacë”. Nga pamjet e siguruara, pasditen e sotme kolona e automjeteve në dalje të Maqedonisë
ShkoLartë