Dreshaj: Largimi i mjekëve nga Kosova është brengosës, Qeveria s’po i përmirëson kushtet

1 minut lexim

Largimi i mjekëve nga Kosova për deputetët opozitarë përbën fakt brengosës.

Anëtari i Komisionit për Shëndetësi nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj tha se mjekët po largohen për shkak të pagave e kjo nuk po pëson ndryshime, pavarësisht largimeve nga puna.

“Ky numër i ikjes së mantelbardhëve është brengosës për ne si opozitë. Nuk po mendohet për me u rritë paga e mjekëve se kryesisht për paga e kushte të punës po ikin jashtë vendit”, u shpreh Dreshaj.

Deputeti Dreshaj ka kritikuar Qeverinë, duke thënë se s’po ndërmerr asnjë veprim për përmirësimin e kushteve për profesionistët shëndetësor.

“S’ka asnjë iniciativë nga Qeveria për përmirësimin e kushteve për punësim për mjekët”, deklaroi Dreshaj.

Në Kosovë, paga e një mjeku specialist sipas Ligjit për Paga arrin në 1260 euro bruto, përderisa në Gjermani të njëjtëve po u ofrohen paga mbi 5000 euro dhe kushte shumë më të favorshme në punë.

Story i mëparshëm

Biden: Pasoj stafetën tek një brez i ri për të bashkuar vendin

Story i radhës

Opozita sërish protestë para bashkisë së Tiranës, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Të fundit nga