Në mesazhin e marrë, nëna e këshillon Drenushën që të vazhdojë lojën dhe se është krenare me të.
Mesazhi i plotë:
“Unë nëna e Drenushës së bashku me familjen jemi të indinjuar me aktin e ulët të njërit prej banorëve, i cili në mungesë të strategjisë për të kontribuar në lojë, ka zgjedhur mjete për të prekur moralin e familjes sonë.
Dëshirojmë t’i kujtojmë personit në fjalë se të prekësh në nderin e familjes është jo vetëm e pa moralshme, por edhe akt qyqar, i cili sipas traditave tona, është i papranueshëm dhe nuk ka të bëjë me nderin e shqiptarit.
Në vend se të merret se të merret me mbrojtjen e femrës, ka zgjedhur të jetë i ligë dhe të godasë aty ku nuk godet shqiptari.
Kjo nuk i bën nder dhe nuk i mbulon pikat e dobëta të personalitetit të tij, porosia për të është që të luajë si burrë dhe mos të godasë bijën time, meqë ajo duke personifikuar të guximshmën, por sfidohet nga dallgët e jetës.
Në anën tjetër, bija ime mos lejo që sulmet e ulëta t’i thyejnë krahët që unë kam ëndërruar të fluturosh me to. E di që jeta nuk ka qenë e drejtë me ty pasi ke bartur në supet e tua peshë të rëndë por ti ishe ajo që gjithnjë ke marrë fatin në dorë, vazhdo lojën dhe trego pastërti në zemrën tënde që të bën të veçantë. Mos harro që nuk je vetëm, unë jam aty për ty për të dhënë forcë që të vazhdosh tutje drejt qëllimit.
Mesazhi im i fundit është fal bija ime sepse të falësh do të thotë forcë dhe jo dobësi, le të gjykojnë. Të do mami, vëllai dhe dy engjujt. Suksese bija ime”.
Burimi: botasot.info