Drenicasja që hyri në librin Guinness po synon rekorde tjera! 

March 13, 2022
min lexim

Ishte kënaqësi takimi me artisten dhe krijuesen e vepprave të mëdha, ku përmes saj Kosova njihet ma shumë dhe lirisht mund ta quajmë një ambasadore e paqes e senzibilizmit të pavarësisë së shtetit tonë, apo edhe një Shen Tereze e dytë.

Mbrëmë kisha nderin që u takuam në qytetin e bukur të Pejës, Arbnora kishte marr me vete edhe bashkëshortin ,një djalë shumë i veçantë dhe plot humor, që të falte pozivitet gjatë bisedës ,si dhe tre fëmijët shëmbullor, ku edhe ia dhurova dy vëllime poetike të miat dhe dy vëllime të dy poeteve, si shenjë respekti për punën madhështore të saj, sikur edhe ia jam falënderuaes për dhuratën e saj që më kishte përgatitur.

Me një punim shumë të veçantë, theu rekordin e tretë në Librin e rekordeve (Guinness), mirëpo Arbnora Fejza- Idrizi nga Komuna e Skënderajt, ka plane më të mëdha për të ardhmen.

Një vit më parë, me teknikën origami, Fejza-Idrizi kishte realizuar Flamurin e Kosovës të madh mbi 1,200 metra katrorë.

Punimi i saj ishte bërë për nderë të 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Guinness Ëorld Record kishte aprovuar rekordin e saj për Mozaikun më të Madh Origami.

Arbnora Fejza-Idrizi, ka treguar se për këtë vit kishte planifikuar të realizojë diçka edhe më të madhe, por pandemia është shkaku që i ka shtyrë projektet për një afat të pacaktuar.

Mirëpo, tutje ajo ka treguar se ka përgatitur pesë projekte dhe me një prej tyre do të përfaqësojë Shqipërinë.

Fejza-Idrizi synon që këtë vit ta sfidojë veten me numrin më të madh të rekordeve brenda një viti. Prandaj, thotë se ka planifikuar shumë projekte. “Projektet janë më gjigante dhe më të veçanta sepse do të realizohen vepra artistike shumë interesante”, ka thënë Fejza-Idrizi.

Për artin Origami, Fejza-Idrizi ka thënë se është shumë i vështirë për tu realizuar sepse siç thotë ajo duhet precizitet. “Nuk të mundësohet kthimi i punës mbas përfundimit të saj”.

Fejza-Idrizi ka thënë se teknikat janë të veçanta dhe shumë delikate nëse studiohen me thellësi.Tutje, ajo ka treguar se këtë lloj arti e ka praktikuar edhe në institucione të saja private, ku thotë se ka treguar rezultat me fëmijët. “Arti rrit fantazinë e fëmijës, zhvillon imagjinatën, e bën fëmijën kureshtarë të njohë procesin e punës”.

Fejza-Idrizi ka thënë se për një punim letre duhet kohë dhe kujdes gjatë procesit të punës, dhe varet se sa një punim është i komplikuar për t’u finalizuar.

“Pasi e kam përvetësuar këtë art, brenda dite arrijë t’i bëjë 3 ose 4 punime”, ka thënë Fejza-Idrizi.

Arbnora Fejza-Idrizi synon që të zhvillojë këtë art dhe të hapë qendrat e saja në Prishtinë, mirëpo thotë se pandemia e ka stagnuar.

Image

Arbnora Fejza-Idrizi

Ajo aktualisht punon si drejtoreshë në çerdhen “Nëna Zahide” në Skënderaj.

Për fund, Fejza-Idrizi ka dhënë një mesazh.

“Mesazhi për të gjithë është të mos ndalen të arrijnë atë që e dëshirojnë, sepse puna dhe vullneti të dërgojnë në majat e suksesit”, ka thënë Fejza-Idrizi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shqiptarja që shpëtoi nga lufta: Bashkëshorti po lufton në Ukrainë!

Story i radhës

Po e ul nivelin në ndeshjet e fundit

Të fundit nga

Pesë pyetje për 2025-ën

Ndërrimi i administratës në Shtetet e Bashkuara, me Donald Trump që merr përsëri drejtimin pas Joe Biden më 20 janar 2025, do të sjellë ndikime të rëndësishme në politikën amerikane dhe globale.

Alexander Isak, objektiv i PSG-së

Paris Saint-Germain vazhdon planifikimin e skuadrës me synim sezonin e ardhshëm, dhe fokusi kryesor është përforcimi i sulmit. Sipas thashethemeve të fundit, klubi parisien ka një objektiv të qartë: Alexander Isak, sulmuesi
ShkoLartë