Drenica e Skenderaj ka shënuar fitore të madhe, me rezultat minimal 2:1 ndaj Prishtinës, në takimin e javës së tetë të elitës së futbollit të Kosovës.
Ndeshje me rivalitet dhe e paqartë deri në fund, por vendasit ia dolën me një angazhim të madh që t’i ndalin tre pikë domethënëse.
Në minutën e 52-të, Genc Hamiti shënon për epërsinë e Prishtinës.
Megjithatë ndodhi përmbysja nga Drenica, që tregoi zemër të madhe.
Gavazaj barazoi rezultatin 1:1 pas një gabimi të futbollistit Mici.
Në minutën e 85-t, Abazi shënon nga penalltia, për fitoren e Drenicës.
Prishtina renditet në vend të tretë me 11 pikë dhe Drenica në të katërtin po me 11 pikë.