drenasi standardizon sherbimet shendetesore per femijet 0 3 vjec 6945799fa931e

Drenasi standardizon shërbimet shëndetësore për fëmijët 0–3 vjeç

December 19, 2025
1 minut lexim

Qendra e Mjekësisë Familjare në Drenas ka arritur edhe këtë vit targetin e planifikuar të vizitave shtëpiake për nëna dhe fëmijë (0–3 vjeç), duke u renditur në krye të listës në nivel vendi.

Ky sukses vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt standardizimit dhe përmirësimit të shërbimeve shëndetësore në komunë.

“Fokusi ynë mbetet nëna dhe fëmija, si shtyllë kryesore e shëndetit publik dhe e një shoqërie të shëndetshme. Arritja e këtij suksesi për dy vite me radhë tregon qartë se investimi në shëndetësi dhe puna e organizuar japin rezultate konkrete për qytetarët”, theksoi Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Sipas drejtorisë, ky rezultat është produkt i përkushtimit dhe profesionalizmit të stafit shëndetësor, i cili ofron kujdes cilësor, këshillim dhe mbështetje direkte për nënat dhe fëmijët, veçanërisht në zonat rurale.

Drejtoria premton që të vazhdojë përpjekjet për ngritjen e cilësisë, standardizimin e shërbimeve dhe vendosjen e pacientit në qendër të vëmendjes, si pjesë e vizionit për një shëndetësi më funksionale dhe më të afërt me qytetarët.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

spak kerkon arrestimin e ballukut shtyhet mbledhja e keshillit te mandateve 69457773d173d
Lajmi i mëparshëm

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve

labi ngaterron bugattin me maseratin dhe pranon se gjate tre viteve ka pasur mbi 120 vetura 69457ab199230
Lajmi i radhës

Labi ngatërron Bugattin me Maseratin dhe pranon se gjatë tre viteve ka pasur mbi 120 vetura

Të fundit nga

KQZ: Përfundon 84.31% e numërimit

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri më 10 qershor 2026 në orën 23:56 janë procesuar 2,106 nga gjithsej 2,498 vendvotime, që përbën 84,31% të numrit të përgjithshëm.

Taylor Swift sjell glamur në Hollywood

Taylor Swift doli në tapetin e kuq me një prezencë që tërhiqte menjëherë vëmendjen, si gjithmonë e kontrolluar deri në detajin e fundit, por këtë herë me një nuancë më të butë
ShkoLartë