Drenasi konfirmohet si komuna më e suksesshme në performancën komunale

May 2, 2025
1 minut lexim

Në Konferencën e Grantit të Performancës Komunale, të organizuar nga Helvetas në kuadër të projektit DEMOS, u rikonfirmua se Komuna e Drenasit do të përfitojë mbi 1.2 milion euro nga Granti i Performancës për vitin 2023, duke u renditur e para në nivel vendi për të gjashtën herë me radhë.

Me këtë grant, shuma totale e mjeteve që Drenasi ka fituar nga ky mekanizëm arrin në mbi 5 milionë euro ndër vite – të gjitha të destinuara për projekte kapitale, që kanë ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve përmes investimeve në infrastrukturë, shërbime publike dhe zhvillim lokal.

Përveç Drenasit, edhe 11 komuna të tjera u rikonfirmuan si përfituese të grantit për vitin 2023: Dragashi, Istogu, Juniku, Kaçaniku, Klina, Lipjani, Mamusha, Mitrovica e Jugut, Parteshi, Prizreni dhe Suhareka. Në total, rreth 7.7 milionë euro do të ndahen për këto komuna.

Granti bashkëfinancohet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Bashkimi Evropian, Zvicra dhe Suedia, me qëllim nxitjen e qeverisjes së mirë, transparencës dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Trump ndalon fondet për mediat publike amerikane, akuzohen për njëanshmëri

Story i radhës

Të mos ndjehesh në faj: Pse është e rëndësishme?

Të fundit nga

Vllaznia kthehet me 3 mbrojtës

Me uljen në stol të Edi Martinit te Vllaznia duket se do të ndryshojnë edhe taktikat dhe mënyrat se si do të vendosen shkodranët në fushën e lojës. Gjatë sezoneve të fundit,

Takimi Dimovska – Tavçar

1 Shkup, 27 maj  – Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska, dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm, Nikolla Gjoshevski, janë në vizitë në Parlamentin e Republikës së Sllovenisë në Lubjanë më 27 dhe
sqmken
ShkoLartë