Drejtoria e policisë financiare ka parashtruar padi penalae deri tek Prokuroria publike në Shkup, ndaj të gjithë prokurorëve për të cilët vlersojnë se ka bazë për dyshim për kryerjen e verpave penale.
Paraprakisht Drejtori i drejtorisë së policisë financiare, Arafat Muaremi, paralajmëroi padi penale ndaj Ruskoskës dhe dy prokurorëve të tjera Ivana Trajçevës dhe Elizabeta Josifovskës lidhur me bastisjen në Drejtorinë e policisë financiare më 18 korrik.
“Drejtoria e policisë financiare ka parashtruar padi penale deri tek Prokuroria themelore publike në Shkup në të cilën janë të përfshirë të gjithë prokurorët për të cilët vlerësojmë se ekziston bazë për dyshim për kryerjen e veprave penale. Duke pasur parasysh se procedura për personat e paditur nga ky moment është fshehtësi duke respektuar prezumimin e pafajsisë, kjo është e gjitha që deri në këto momente mund ta shpalosim me opinionin, në bazë të ligjit për procedurë penale” – thuhet në njoftimin për media të Drejtorisë së policisë financiare.
Përplasja mes Ruskoskës dhe Muaremit erdhi pas bastisjes së prokurorisë në Policinë Financiare.Pas ankesës së Muaremit Prokuroria republikane konstatoi se bastisja është kryer në mënyrë joligjore.
Ditëve të fundit Rusksoska u ankua për presione gjatë kryerjes së punës, ndërsa për këtë kërkoi edhe mbështetje nga ambasada e SHBA-ve dhe asaj të BE-së, prej ku adresuan që çështjen ta zgjidhin institucionet e vendit.