Drejtori sportiv i Sevillës zbulon pse dështoi Kounde

1 minut lexim

Jules Kounde është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i Barcelonës me katalanasit që i paguan Sevillas 50 milionë euro plus 10 të tjera në formën bonuseve. Mirëpo, për francezin në garë deri orët e fundit ishte edhe Chelsea, madje ashtu siç e tregon edhe vetë drejtori sportiv i spanjollëve, Monchi, akordi me Blutë e Londrës ishte mbyllur dhe Kounde mund të konsiderohej një lojtar i tyre.

Por, momenti që përmbysi situatën ishte një paqartësi e Kounde në lidhje me pozicionin në fushë që do të mbulonte te Chelsea teksa Monchi, thekson se në këtë pikë Barcelona përfitoi më së miri.

“Në fillimin e merkatos kishte shumë pretendentë për Kounde, por lista u shkurtua në dy, Chelsea dhe Barcelona.

Mbi të gjitha Chelsea sepse tratativat ishin të avancuara, madje Kounde mund të konsiderohej një lojtar i tyre duke qenë se arritëm një akord total. Por, disa dyshime të futbollistit për rolin në fushë dhe në këtë mes përfitoi Barcelona. Oferta e parë e katalansve ishte e pamjaftueshme por më pas gjetëm akordin”, u shpreh Monchi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​INSID lanson fushatën “Mendo”, mbështetje për të rinjtë që rrezikohen nga ekstremizmi

Story i radhës

Gjumi dhe seksi, lidhja befasuese mes tyre

Të fundit nga